Kosova
Ismaili: Ilaçi “Imatinibit” ishte blerë 32 euro, tash blihet 3.5 euro
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vazhduar publikimin e dëshmive rreth abuzimit të çmimeve me barna. Ai në rrjetet sociale ka publikuar të dhënat e kontratave të “Imatinibit”, barit që përdoret nga të sëmurët me kancer dhe leukemi, shkruan albinfo.ch
Sipas tij, ky bar më herët ishte blerë me 32 euro një tabletë, apo kontrata vjetore prej 652 mijë eurosh. Kurse këtë vit, i njëjti bari, e njëjta sasi, është blerë me 3.69 euro një tabletë, apo 75 mijë euro kontrata e përgjithshme njëvjeçare.
“Një në 6 vdekje në botë ndodh prej sëmundjes së kancerit. Për shkak të korrupsionit barnat kundër kancerit tek ne janë blerë shumëfish më shtrenjtë. “Imatinibi” më herët është blerë për 652 mijë euro, ndërsa sasinë e njëjtë këtë vit ne e kemi blerë për 75 mijë euro. Në vetëm një kontratë ne kemi shpëtuar 577 mijë euro. Në total, për barnat ne kemi shpëtuar rreth 1 milion euro. Barna më shumë, çmime më të lira”, ka shkruar ministri Ismaili.
E-Diaspora
-
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për koncertin e tij të parë në Zvicër, më... -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik”
Jeta në Zvicër
-
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për koncertin e tij të parë në Zvicër, më... -
Rasti tronditës me 15 fëmijë të abuzuar në çerdhet në Winterthur, kishte sinjale paralajmëruese prej kohësh -
Ngjarjet që morën më shumë vëmendje këtë javë -
Tregu i sigurimeve kibernetike po rritet me shpejtësi -
Kantonet armatosen kundër përhapjes së opioideve të rrezikshme












