Kosova
Thaçi: Këtë unitet të treguar sot ta ruajmë edhe për procese tjera të rëndësishme
Pas seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ku u votuan tri projektligjet që transformojnë FSK-në në Ushtri, tash po mbahet ceremonia shtetërore për këtë ngjarje të rëndësishme për vendin.
Presidenti dhe komandanti suprem i FSK-së, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij i ka uruar të gjithë kosovarët për Ushtrinë e vendit si dhe sipas tij kjo është meritë e secilit ushtarë të FSK-së
“Sot përmbyllëm një proces të nisur para shumë vitesh rreth tri dekada më parë. Morëm një hap të rëndësishëm drejt përmbylljes së shtetësisë tonë”, ka thënë Thaçi para të pranishmëve, njofton KK, përcjell albinfo.ch
“Kjo është meritë e secilit ushtarë të FSK-së. Falë kësaj pune ne kemi mundur të ecim përpara. FSK sot nuk është vetëm ushtri, FSK sot është kthyer në institucionin më të besueshëm dhe të respektueshëm nga qytetarët. Është bërë institucioni që paraqet më së miri vlerat e Kosovës”.
“Të gjithë deputetëve faleminderit që me votën e tyre unanime hapën rrugën e transformimit të FSK në ushtri. Sot të gjitha partitë treguan se kur është në pyetje interesi i Kosovës, i kalojnë interesat e ngushta partiake”.
“Kërkoj që këtë unitet të treguar sot ta ruajmë edhe për procese tjera të rëndësishme që na presin më muajt ne vijim”.
“I falënderojmë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, ShBA-të dhe të gjitha vendet e NATO-s”.
“FSK do të mbetët forcë multietnike që do t’i shërbej çdo qytetari. Transformimi i saj do të bëhet në bashkëpunim me NATO-n dhe bashkëpunëtorët tjerë”.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













