Kosova
2 të vdekur nga aksidenti në Ferizaj
Dy persona raportohet se kanë vdekur në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 04:10 të mëngjesit, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.
Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Tigra me targa vendore ( E.M m/sh/k 27 vjeçar), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin, del nga rruga dhe godet një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda trupore, ku e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK ku edhe më pas ka ndërruar jetë, përcjell albinfo.ch.
Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.
Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















