Kosova
Haradinaj: Jemi me fat që kemi pasur në krah një partner si Gjermania
Kryeministri Ramush Haradinaj, është takuar sot me, Stephan Mayer, sekretar parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë.
Gjatë takimit, ata biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosova është me fat që në rrugën e shtetë ndërtimit ka pasur në krah një partner si Gjermania, shkruan albinfo.ch
Haradinaj ka informuar Mayer për të gjitha proceset që po kalon vendi si dhe ai ka përmendur gjithashtu faktin që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian, në procesin e liberalizimit të vizave.
“Agjenda euroatlantike e vendit, mbetet prioritet i Qeverisë dhe në këtë rrugëtim kërkova mbështetjen e shtetit gjerman”, ka thënë Haradinaj.
Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për çështjet tjera të rëndësishme për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi, për proceset politike brenda Kosovës si dhe për perspektivën eurointegruese.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














