Bota
Facebook u ka lejuar partnerëve të lexojnë mesazhet private të përdoruesve
Facebook u ka dhënë disa kompanive çasje më të gjerë në të dhënat personale të përdoruesve sesa ishte raportuar më parë, duke i lejuar ata të lexojnë mesazhe private ose të shohin emrat e miqve pa pëlqimin e përdoruesve, shkruan New York Times, transmeton AP.
Gazeta, të mërkuren, bëri të ditura detajet e marrëveshjeve të veçanta midis rrjetit social Facebook dhe kompanive siç janë, Microsoft, Netflix dhe Spotify, si pjesë e zbulimeve më të fundit sesi ky rrjet social ndan të dhënat e përdoruesve, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Facebook-u ka ndarë të dhënat me më shumë se 150 kompani përmes aplikacioneve në platformën e tij edhe nëse përdoruesit e kanë pamundësuar shpërndarjen, shkruan gazeta.
Facebook iu përgjigj raportit përmes një postimi duke thënë se në kuadër të partneritetit iu është lejuar “integrimet e mesazheve” por pothuajse që të gjitha janë mbyllur gjatë muajve të kaluar.
“Asnjë nga marrëveshjet nuk u ka dhënë kompanive të jashtme qasje në të dhëna pa pëlqimin e përdoruesit” kanë thënë nga rrjeti social Facebook.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














