Integrimi
Refugjati nga Kosova, viziton skulpturën me figurën e tij në Suedi
Dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Rewind” është dokumentari me i suksesshëm, dhe ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi
Gëzimi këtë të premte pas shumë tentimeve të tij për të vizituar statujë e tij të vendosur në qytetin suedez, Vasterasit ia arriti qëllimit.
Ai qëndroi përballë vetës së tij, por kësaj radhe Gëzimi ishte rritur e bërë burrë e ‘Gëzimi’ në skulpturë ende ishte i pikëlluar dhe mbante dy duart në faqe
Gëzim Dervishi nga Drenica ka udhëtuar më shumë se 3 mijë kilometra për në Suedi, atje ku para 6 vjetësh, autoritetet suedeze në qytetin Vasterasit vendosën skulpturën e tij në shenjë kujtimi për fëmijët shqiptarë që u vranë në luftën e Kosovës, dhe gjithë fëmijët që u traumatizuan nga terrori i ushtrisë serbe, shkruan Kosova Post.
Gëzimi në atë kohë i kishte vetëm 8 vjet kur ishte dëbuar nga Kosova në kampet e refugjatëve në Suedi, përcjell albinfo.ch.
I pikëlluar dhe me duar në faqe është ky imazhi i Gëzimit, i cili bëri që Suedia tash në një nga sheshet e saj, ta ketë Gëzimin, fëmijën e mërzitur nga Kosova që ushtria serbe e dëboi nga shtëpia dhe ai shkoi në Suedi.
Është vetë Gëzimi ai që ka publikuar disa foto nga qyteti i Vasterasit në Suedi me mbishkrimin ‘Sa më gëzim e prita këtë ditë të përqafoj një herë’.
Kosova Post merr vesh se Gëzimi që është një personazh për shtetin suedez deri më tani në mungesë vize nuk ka mundur që të vizitojë skulpturën e tij, edhe pse ishte bërë bujë e madhe mungesa e vizës për të, por regjisori suedez kishte ardhur nga Suedia dhe e kishte vizituar Gëzimin i cili ishte kthyer së bashku me familjen e tij në fshatin Gradicë të Drenasit.
Ndryshe, historia me Gëzimin kishte filluar në vitin 2002, kur regjisori suedez Knutte Wester ishte zhvendosur me studion e tij nga veriu i Suedisë në një nga kampet refugjateve në pjesën qendrore te Suedisë. Atëbotë Gëzim Dervishi 8 vjeçar e vizitonte çdo ditë studion e artistit suedez.
Përjetimet gjatë luftës së Gëzim Dervishit ishin filmuar nga regjisori suedez, Knutte Wester.
Dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Rewind” është dokumentari me i suksesshëm, dhe ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër Më 6 qershor 2026, në Bern të Zvicrës do të mbahet konferenca “Innovation & Leadership Conference... -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger
Jeta në Zvicër
-
Portieri i Kosovës konfirmon largimin nga skuadra italiane Sassuolo ka siguruar mbetjen në elitë, por 27-vjeçari thotë se do të largohet... -
Zvicra mund t’u heqë privilegjet veturave elektrike -
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger
















