Bota
Mrekullia e dritave në Kroaci
Numër rekord prej 4 milionë dritash kanë transformuar shtëpinë e një familjeje në Kroaci, derisa përralla e Krishtlindjes ka mahnitur vizitorët dhe fqinjët.
Parku prej 7 hektarësh ishte ëndërr e fëmijërisë e Zlatko Salaj, nga fshati Grabovnica në pjesën qendrore të Kroacisë, i cili u rrit në varfëri dhe familja asnjëherë nuk mund t’i ofronte drita e dekorime për Krishtlindje. “Shumë njerëz më pyesin nëse e kisha parë këtë diku tjetër. Por jo nuk kam parë. Thjesht kam ëndërruar gjithmonë për pemën time të Krishtlindjes dhe kështu filloi. Në vitin e parë, më 2001, kam instaluar 70 mijë drita vetëm për vete dhe i ndeza për Krishtlindje”, tha Zlatko.
Pasi që për shumë vjet ka punuar jashtë shtetit, Salaj është kthyer në shtëpi në fillim të viteve 2000 dhe rindërtoi pronën e tij familjare, dhe këtu i erdhi ideja që Krishtlindjen të kremtojë në mënyrë të jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.
Me kalimin e kohës projekti i tij zgjerohej dhe familja çdo fundvit pranon mijëra vizitorë nga i gjithë vendi që vijnë për të parë këtë shfaqje magjike. “Pas kësaj ideje njerëzit filluan të rreshtoheshin përgjatë rrugës. I pyesja nëse u pëlqen dhe u pëlqente. Më pyesnin nëse do ta bëja sërish dhe kështu kaluam në 100 mijë drita. E këtë vit kemi më shumë se 4 milionë”, shtoi ai. Zbukurimet e Krishtlindjeve për vizitorët hapin dyert me 30 nëntor dhe qëndrojnë të ekspozuara deri më 13 janar, derisa rreth 13 mijë njerëz pritet të vijnë në pronë për t’u kënaqur me pamjen e jashtëzakonshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













