Bota
Metroja e Moskës ka nxjerrë në shitje disa prej shenjave ikonike
Adhuruesit e Metrosë së Moskës patën rastin të blejnë një mori shenjash ikonike të udhëtarëve, për pak orë pasi të njëjtat dolën në shitje. Entuziastët e koleksionuesit patën mundësi që të blejnë shenjat si Ndalohet Hyrja apo Nuk ka kusur pas orës 1 të mesnatës dhe të tjera gjëra. Në mesin e blerëseve ishte Elya Terentyeva, e cila tha se nuk ka ngrënë mëngjes vetëm që të mund të blejë një pjesë të historisë.
“Jetoj shumë afër nga këtu dhe në vend se të haja mëngjes erdha këtu. Kur erdha megjithatë kishin mbeturi disa prej shenjave, e tash jam pronare e lumtur”, tha ajo.
E çmimet për këto shenja varionin nga 25 dollarë e tutje, varësisht nga gjendja fizike e pjesës historike. Disa prej shenjave ekzistojnë që nga epoka sovjetike e të tjerat nga Rusia pas rënies së Bashkimit Sovjetik, shkruan albinfo.ch
E zëvendëskryetarja e Metrosë, Yulia Temnikova, tha se së shpejti edhe shenja të tjera do të dalin në shitje. Metroja në Moskë u hap në vitin 1934, me stacione që ngjanin me pallate nëntokësore. Ato ishin dekoruara me skulptura, mozaikë me shumë ngjyra që paraqisnin jetën sovjetike dhe episode të njohura historike sikurse Revolucioni rus, sundimi i Stalinit apo Lufta e Dytë Botërore.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












