Kosova
Aliu reagon pas “sulmeve” ndaj Vetëvendosjes
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar dhe ka thënë se subjekti të cilit i përket po sulmohet nga të gjitha anët.
Kështu ka shkuar Aliu në rrjetin social Facebook dhe ka drejtuar akuza ndaj Presidentit, Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe Kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmetit.
“Sulm masiv mbi Lëvizjen. Sa po munden nga të gjitha anët godasin Hashimët, Kadritë, Shpendët, Batonët e Molliqët. Herë përmes portaleve e herë drejtpërdrejtë”, ka shkruar Aliu.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk po zvogëlohet por vetëm po rritet.
“E paskan vendosë me dhanë territor si duket. Kot e kanë, nuk do të munden. Lëvizja VETEVENDOSJE! vetëm po rritet”, ka shtuar Aliu.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe seanca gjyqsore ndaj rastit të “Syrit të Popullit”.
Në këtë gjykim kanë dëshmuar edhe Kadri Veseli e edhe Hashim Thaçi.
Thaci gjatë dëshmisë së tij ka përmendur edhe emrat e Albin Kurtit të parit të LVV-së, Sadri Ramabajës dhe Glauk Konjufcës.
Emrat e Kurtit, Ramabajës e Konjufcës u përmendën nga presidenti pasi u pyet se kush e kishte themeluar “Syrin e Popullit.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C











