E-Diaspora
Dëbohet nga Italia për terrorizëm emigranti shqiptar
Publikoi mesazhe kundër festës së Krishtlindjeve në faqen e tij në Facebook dhe në saj të lidhjeve me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urrejtjes raciale, autoritetet italiane kanë dëbuar shqiptarin që jetonte prej kohësh në Padova, shkruan tch, përcjell albinfo.ch
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme Italiane. Shqiptari, Shaban Caca akuzohet për aktivitet antisemit ekstremist e konsiderohet një person i rrezikshëm për sigurinë kombëtar. Ai është shoqëruar në kufirin shqiptar me ndalimin e hyrjes në territorin italian për 10 vitet e ardhshme.
Hetimet ndaj tij janë kryer nga Antiterrorizmi italian i Policisë së Padovës në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës. Së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit. Ai është dorëzuar nën mbikëqyrje speciale në një kamp refugjatësh e vendimi ndaj tij do të merret nga Komisioni për të drejtën e Mbrojtjes Ndërkombëtare.
Në rast se ky Komision vërteton se shqiptari nuk ka të drejtën e mbajtjes së statusit të azilkërkuesit dhe ndaj tij do të lëshohet urdhri i dëbimit nga territori italian.
Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka falenderuar autoritetet policore të Padovës duke u shprehur se “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër Sipas një ankete, 48% e zviceranëve mbështesin iniciativën e UDC-së për të kufizuar imigracionin, 11% janë... -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip













