Kosova
Podujevasi uron ardhjen e Diasporës
Qytetar i Podujevës, Baki Ejupi, gjatë ditës së sotme ka vendosur një poster në qytetin në fjalë, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë poster shkruhet “Mirëserdhët Bashkëatdhetarë”, dhe mbrapa është eparaqitur flamuri kombëtar dhe logoja e UÇK-së.
Ideatori i kësaj tha se ky është një aktivitet simbolik për mërgimtarët.
“Arsyeja e këtij aktiviteti simbolik për mërgatën tonë është një mbështetje morale se në kohët më të vështira të vendit tonë kanë dhënë shumë për vendin tonë”, ka thënë Ejupi për Klan Kosovën.
Gjithashtu ai tregoi se sot ka vendosur edhe disa flamuj në shtatoret e Podujevës, përcjell Albinfo.ch.
“Sot kam me i vendos edhe 5 flamuj kombëtar, 5 flamuj shtetëror por gjithashtu edhe 1 të UÇK- së, këto do të vendosen tek shtatoret në Podujevë”, tha më tek Ejupi.
Arsyeja e vendosjes së këtyre flamujve sipas ideatorit Ejupi është që ata të ndjejnë festën e 17 shkurtit këtu në vendlindje nëse nuk munden të jenë këtu për festimin e saj.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë











