Lajme
Mungojnë ofertat për punë sezonale
Sipas zyrtarëve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, deri në fund të qershorit, rreth 118 studentë do të udhëtojnë për punësim sezonal në Gjermani
Punësimi sezonal i të rinjve në shumë vende, është praktikë efikase. Përmes punës që ata bëjnë gjatë sezonit të verës, krijojnë një buxhet që u shërben më pas për plotësimin e nevojave të tyre.
Të rinjtë kosovarë thonë se për shkak të papunësisë së madhe që po mbretëron dhe për shkak të situatës aktuale jo të mirë ekonomike dhe sociale në Kosovë, punësimi sezonal për ta do të ishte me shumë domethënie.
Në rubrikën e përjavshme, VOX, të Radios Evropa e Lirë ata japin mendime të ndryshme rreth asaj se po t’u ofrohej një shans për të punuar gjatë sezonit të verës, çfarë do të bënin.
Që të gjithë të anketuarit shprehen se do të punonin çdo punë që do t`u ofrohej, për të shtuar buxhetin e tyre.
Por, lidhur me atë se ka ose jo oferta dhe çfarë janë mundësitë për të siguruar një punësim të tillë, ata kanë mendime dhe përvoja të ndryshme.
Sidoqoftë autoritetet në Prishtinë kanë përfunduar përgatitjet për punësim sezonal me shtetin e Gjermanisë, pasi Kosova që nga viti 2004, ka të realizuar vetëm me këtë shtet marrëveshje për punësim sezonal.
Sipas zyrtarëve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, deri në fund të qershorit, rreth 118 studentë do të udhëtojnë për punësim sezonal në Gjermani. Ata thonë se ka numër të madh të studentëve që interesohen për këtë projekt, por kriteret e autoriteteve gjermane janë të vështira për zbatim.
Megjithatë, që nga koha e zbatimit të këtij projekti për punësim sezonal, kanë përfituar 1600 studentë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











