Futboll
Lajm i keq për tifozët, alkooli në Kupën e Botës në Katar kushton 100 % më shumë
Në këtë vend alkooli konsiderohet mëkat, andaj është vënë taksa ndaj pijeve alkoolike është 100 %,
Kupa e Botës më 2022 do të zhvillohet në Katar, një vend që nuk është shumë i dashur sidomos për ata që pinë alkool.
Mikpritësit do të lejojnë alkoolin, megjithatë me çmime shumë më të larta. Në këtë vend alkooli konsiderohet mëkat, andaj është vënë taksa ndaj pijeve alkoolike është 100 %, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, një shishe me xhin do të kushtojë më shumë se 80 euro, ndërsa një me verë do të jetë rreth 20 euro.
Mediat e huaja që e kanë mbuluar këtë lajm e kanë quajtur “taksa e mëkatit” duke parë se konsumi i alkoolit është i ndaluar nga feja islame.
Gjithashtu të huajt nuk do të mund të pinë në publik për të respektuar traditën e vendit pritës, por do të krijohen disa zona të veçanta për të shijuar pijet alkoolike.
Gjithsesi, ata që do të shpenzojnë një shumë të majme për të shkuar në Katar dhe për të hyrë në stadium, do të jenë pothuajse të detyruar të mbeten me gojën e thatë, gjithmonë nëse nuk duan të zbrasin llogarinë bankare.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












