Bota
Trump nuk heq dorë nga propozimi i tij për murin
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të zmbrapset nga propozimi i tij për ndërtimim e murit në kufi me Meksikën, edhe pse një gjë e tillë çoi në mbyllje të pjesshme të Qeverisë amerikane.
Trump refuzon të nënshkruajë buxhetin që nuk përfshin fonde për murin, ndërsa demokratët janë kundër.
Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët, ka miratuar një ligj për rihapjen e qeverisë, por Senati, me shumicë republikane, e ka refuzuar atë.
Rreth 800,000 punonjës federalë kanë mbetur pa paga qysh më 22 dhjetor.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe udhëheqës të tjerë të Kongresit nga të dyja partitë i vazhduan negociatat me Trumpin të premten.
Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, ka thënë se ata nuk do të mbështesin masa që nuk i mbështet presidenti Trump, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Gazeta Washington Post raportoi të premten se, pavarësisht mbylljes së pjesshme të qeverisë, sekretarët e kabinetit të presidentit, kryeadministratorët dhe nënpresidenti Mike Pence pritet të kenë rritje vjetore të pagës për 10,000 dollarë.
E-Diaspora
-
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër Mbi 90% e kosovarëve në Zvicër mbajnë dy shtetësi, ... -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër Mbi 90% e kosovarëve në Zvicër mbajnë dy shtetësi, ... -
Zvicër
Autostradat zvicerane drejt zgjerimit, planet e qeverisë kundër kolonave -
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia













