Lajme
Gjermani: Lirohen të dyshuarit për sulmin në zyret e AfD-së
Autoritetet gjermane kanë liruar tre të dyshuar për shpërthimin jashtë zyrës së partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Policia ka thënë se të dyshuarit janë liruar pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme që t’i mbajnë në paraburgim, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Prokurorët nuk kanë dorëzuar kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve – që të tre shtetas gjerman- lidhur me sulmin në qytetin Doebeln.
Shpërthimi në afërsi të zyreve të AfD-së ndodhi më 3 janar. Nga ky shpërthim pati dëme materiale, por asnjë person nuk u lëndua.
Autoritetet gjermane njoftuan se task-forca për terrorizëm dhe ekstremizëm janë përfshirë në hetimin e këtij sulmi. Ata nuk kanë pranuar që të japin detaje se çfarë lloj eksplozivi është përdorur në këtë sulm.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit













