Kosova
NATO ende nuk ka vendosur për formën e bashkëpunimit me Ushtrinë e Kosovës
Afër një muaj pasi Kuvendi i Kosovës miratoi ligjet që Forcës së Sigurisë së Kosovës i kanë dhënë mandat ushtarak, NATO-ja ende nuk ka vendosur se çfarë marrëdhënie do të ketë me FSK-në.
Aleanca Veri-Atlantike, që është deklaruar kundër ushtrisë së Kosovës në këtë kohë, ka thënë për Kohavisionin se NATO-ja duhet ta rishqyrtojë nivelin e angazhimit me FSK-në, raporton KTV, përcjell albinfo.ch
Por, në Ministrinë e Mbrojtjes janë të bindur se NATO-ja nuk do ta zvogëlojë nivelin e angazhimit të saj në Kosovë. Aty thonë se nëse ky nivel nuk rritet, të paktën do të mbetet i njëjtë me atë që është tani.
NATO-ja i ka thënë KTV-së se tranzicioni i FSK-së në ushtri është në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve të NATO-s dhe se mund të ketë pasoja serioze për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Mirëpo, për zëvendësministrin e FSK-së, Burim Ramadanin, kjo deklaratë nuk përbën kërcënim për të ardhmen e Kosovës.
Rruga specifike, për Ramadanin, nënkupton shmangien e vetos nga shtetet anëtare të NATO-s që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.
Në anën tjetër, NATO-ja ka përsëritur se KFOR-i do të vazhdojë misionin për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter