Bota
Mbi 500 migrantë janë shpëtuar në Detin Mesdhe
Shërbimi spanjoll i shpëtimit në det thotë se ka shpëtuar 549 migrantë, të cilët po tentonin të kalonin Detin Mesdhe, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Ky shërbim tha se kanë kapur gjashtë anije të vogla që po bartnin në total 350 migrantë gjatë ditës së shtunë në Ngushticën e Gjibraltarit.
Ndërkaq, sot edhe 199 migrantë të tjerë janë shpëtuar nga pesë anije të ndryshme me të cilat po udhëtonin.
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se 2,626 migrantë kanë humbur jetën, teksa kanë tentuar që ta kalojnë Detin Mesdhe në vitin 2018.
Agjencia për kufi e Bashkimit Evropian ka thënë se 57 mijë migrantë kanë arritur në Spanjë vitin e kaluar, dyfishi i shifrës së migrantëve që kishin hyrë paligjshëm në Spanjë gjatë vitit 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












