Lajme
Marrëveshja kusht për integrim
Presidenti i KE-së, Van Rompuy tha në Prishtinë se MSA është arritje e madhe për Kosovë, ndërsa pas kësaj, sipas tij, pason liberalizimi i vizave
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy ua ka rikujtuar dy palëve, Prishtinës dhe Beogradit, se procesi integrues do të shpejtohet varësisht sa dy shtet përparojnë me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Ai në Prishtinë tha se Kosova ka bërë një hap shumë të madh në procesin e saj të integrimit.
Këto komente, Rompuy i ka bërë gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin Hashim Thaçi. Ai erdhi në Prishtinë pas një vizite që zhvilloi në Beograd, me përfaqësuesit e Serbisë.
Presidenti Rompuy ka lavdëruar qëndrimin konstruktiv të Kosovës në dialogun me Serbinë duke thënë se një vend që mëton integrimin shikon kah e ardhmja dhe jo kah e kaluara. Dialogu me Beogradin është shumë i rëndësishëm për një të ardhme paqësore, është shprehur Rompuy.
Bashkimi Evropian, ka vijuar ai, është ngritur mbi bazën e pajtimit duke e lënë të kaluarën prapa dhe shikuar kah e ardhmja. “Në këtë mënyrë si po ecni përpara, shtetet e Bashkimit Evropian do të jenë në krahun tuaj”, tha i pari i Këshillit Evropian duie kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjes.
“Kosova ka bërë një hap shumë të madh nga e kaluara në drejtim të Bashkimit Evropian, Vendi juaj ka punuar me zell në përmbushjen e kritereve evropiane dhe BE-ja ju përgëzon për këto të arritura”, ka thënë ai, raporton REL.
“Mandati për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është mjaft ambicioz. Kjo do t’i lejojë Kosovës të vendosë dialogun politik me Bashkimin Evropian”, është shprehur Rompuy, i cili po ashtu foli edhe për kriteret e liberalizimit të vizave.
“Jam i sigurt se nëse vazhdoni t’i zbatoni të gjitha kriteret edhe këto regjime vizash do të hiqen”, ka thënë Rompuy.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është zotuar se Kosova do t’i zbatojë të gjitha kriteret e parapara në një afat, siç ka thënë ai rekord. Në këtë aspekt, ai tha se së shpejti edhe kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e BE-së.
“Iu kam zotuar presidentit Rompuy se Kosova me të gjitha angazhimet që do t’i ketë do t’i implementoj të gjitha kriteret dhe standardet evropiane në një afat rekord, në mënyrë që të lëvizim në hapat tjerë në kapitujt e tjerë të Kosovës drejt të ardhmes evropiane, duke punuar maksimalisht që sa më shpejt të ndodhë edhe liberalizimi i vizave”, tha ai.
Presidenti i Këshillit Evropian gjatë vizitës në Prishtinë është takuar edhe me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Vizita e tij në Prishtinë, pasoi atë në Zagreb, ku mori pjesë në ceremoninë e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, si dhe vizitës në Beograd, ku edhe zyrtarisht u konfirmoi autoriteteve të atjeshme afatin kohor për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
E-Diaspora
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë Zürich, Tiranë, 9 korrik 2026 – Të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nuk kishte ateruar... -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës













