Shëndetësi
Pajisja për testimin e frymëmarrjes që mund të zbulojë kancerin
Një testim i ri i pajisjes për testimin e frymëmarrjes së shpejti mund të bëhet mjeti më i hershëm i zbulimit të kancerit, pasi në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar një provë për një pajisje të re.
Sipas mediave lokale, pajisja e re “Breath Biopsy”, e cila është projektuar për të zbuluar shenjat e kancerit në molekulat e nxjerra nga pacientët, tani është në spitalin Addenbrooke në Kembrixh, përcjell albinfo.ch.
Nëse prova del e suksesshme, kanceri do të mund të zbulohet në fazat e hershme dhe shumë më tepër jetë do të mund të shpëtohen përmes trajtimit. Pacientët e parë në provën dyvjeçare janë ata të dyshuar me kancerin esophageal dhe me kancerin e stomakut.
Testet më vonë do të zgjerohen tek ata që dyshohen se kanë kancerin e prostatës, fshikëzave, mëlçisë dhe atë pankreatik. “Koncepti i sigurimit të një pamjeje të tërë të trupit në një mënyrë tërësisht joinvazive është shumë i fuqishëm dhe mund të reduktojë dëmin duke kursyer pacientët nga testet më invazive që nuk kanë nevojë”, tha Billy Boyle, bashkëthemelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë britanike “Owlstone Medical”, e cila është prapa pajisjes.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














