Kosova
Kryediplomati gjerman do të angazhohet për liberalizimin e vizave për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, u takua në Berlin me homologun gjerman, Heiko Maas. Në fokus të bisedimeve ishte çështja e liberalizimit të vizave dhe e ardhmja e dialogut me Serbinë, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas (SPD), tha në konferencën e shtypit (10.01), pas takimit me homologun kosovar, Behgjet Pacolli, se e mbështet liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës dhe premtoi se do të angazhohet si te qeveria e tij, ashtu edhe te partnerët evropianë që ta miratojnë rekomandimin e Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
“Premtimet e dhëna duhen mbajtur”, tha Maas. “E shohim se procesi i reformave në Kosovë vazhdon me vendosmëri”. E megjithatë ka shumë për të bërë, shtoi ai, duke dhënë si shembull luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pacolli tha se pret që, sikurse është premtuar, të vihet në jetë liberalizimi i vizave.
Socialdemokrati Maas nuk flet ende zyrtarisht në emër të qeverisë, sepse për këtë do të duhet edhe qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që drejtohet nga politikani i partisë konservatore bavareze CSU, Horst Seehofer. DW po pret tani reagimin e kësaj ministrie.
Siç kishte paralajmëruar më parë nëpërmjet deklaratës për media, ministri Jashtëm i Kosovës ka cekur në takim edhe çështjen e njohjes reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit (patenta e shoferit). Maas tregoi mirëkuptim për këtë çështje që zakonisht nuk është objekt bisedash mes krerëve të diplomacisë dhe premtoi se do të interesohej te ministria përgjegjëse, Ministria e Qarkullimit dhe Infrastrukturës.
Për herë të parë Pacolli, në detyrën e tij si ministër i Punëve të Jashtme, takohet zyrtarisht me homologun e tij gjerman, Heiko Maas. Ai shfrytëzoi rastin për këtë takim për të falënderuar Gjermaninë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe për të nxitur biznesin gjerman që të jetë më aktiv në Kosovë. Tek e fundit, siç tha Pacolli, Kosova ka pasur një rritje prej 4,5 për qind.
Pacolli mori në mbrojtje masat doganore ndaj Serbisë dhe tha, me rastin e zgjedhjes së Grupit Negociator që do të përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë, se marrëveshja që duhet të dalë prej andej është njohja e shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje











