Lajme
Në një vend para kohës sonë
Atje në alpet shqiptare, ku dhelpra dhe lepuri i thonë njëri – tjetrit natën e mirë, shtrihet Thethi, një fshat ku Shoqata Gjermane për Ndihmë në Zhvillim e ndihmon turizmin.
As barrierë e as kufitarë, përveç një blloku guri me mbishkrimin RPSSH (Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë). I tillë shfaqet në 1500 metra lartësi kufiri mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ai kalon mespërmes Bjeshkëve të Namuna, siç quhen në Mal të Zi, dhe Alpeve Shqiptare, siç quhen në anën tjetër të kufirit – një ndër regjionet më të panjohura dhe më të paqasshme të Evropës. Në retë që shtrihen poshtë ngrejnë kokën lart thepat e bjeshkëve, era fryen si nga të shtatë porta dhe në largësi ngritet Mali i Arapit, « Matterhorni i Shqipërisë ».
Shpresa në turizëm
Nëpër një shteg të rrëpirtë, por me sinjalizim të mirë, mbërrihet në luginën e Thethit. Niku, shoqëruesi ynë shqiptar, përshëndet bashkëvendasin e tij Prekën, një burrë me mjekërr dhe me zë jashtëzakonisht kumbues. Tek ai kishin buajtur alpinistët që para 50 vitesh. Dhe qe 8 vite Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar ndihmon zhvilimin e turizmin në Shqipëri. Ajo bëri të mundur sinjalizimin e shtigjeve të ecjes, krijoi një hartë dhe u dha familjeve kredi për ndërtimin e WC-ve dhe për pajisje me mobilje.
Edhe Preka shfrytëzoi rastin. Sot shtëpia e tij e re dhe e madhe , e ndërtuar në stil tradicional, pret mysafirë. Brendia e saj nga druri rrezaton atmosferë të ngrohtë. Për darkë ka makarona, patate dhe copa mishi qengji. Veç kësaj edhe burek – një tortë me djathë dhe vezë, kos dhe domate të freskëta. Më vonë, në zjarr-fushim, Niku, i cili nga kontaktet me turistë ka kultivuar një anglishte të shkëlqyeshme, flet për korrupsionin në vend, për rininë e deziluzionuar, por të vendosur , dhe për shpresën që shumëkush e lidh me turizmin. Dikur jetonin rreth 20‘000 njerëz në luginë. Sot jetojnë vetëm edhe 15 familje.
Shumë prej tyre të shpërngulura dikur kthehen për pushime në verë. Nga 10 bujtina sa ishin janë bërë tashmë 20. Dhe kisha katolike e ndërtuar më 1872 u restaurua falë ndihmës së shqiptarëve në SHBA. Por, megjithatë, këtu ndihesh si në një vend para kohës sonë. Burrat korrin barin me kosë, gratë, krejt në të zeza, marrin ujë në bucela, në mes disa livadheve mbi shkëmbinj shtrihen shtëpi të ngushta e të larta nga guri shkëmbor.
Por në afërsi gjenden edhe bukuri të vërteta natyrore : nga lartësia shushërin ujëvara e Grunasit. Në Syrin e Kaltër, një liqe idilik, një fshatar ofron freskon pijet për kalimtarët e djerësitur. Dhe në Grykën e Ndërlysës, Përroi i Zi ka gërryer aq shumë gurin gëlqeror sa që shkembinjtë e kuq duken porsi eshtrat e një varreze salamandrash.
Nëpër një rrëpirë të gurinjtë ngjitesh tërë ditën përpjetë derisa shkëmbi i Malit të Arapit të vezullojë në diellin e mëngjesit si një kallaj i shkrirë. Drita e kaltër bie pjerrët mbi trupat e drunjëve, aty ky gjenerata malësorësh kanë gdhendur inicialet e tyre.
Me pietet të plotë ecim nëpër katedralen e bërë nga ahu gungaç i mbuluar nga likeni. Niku tregon më vonë për majat e maleve përreth që i morën emrat nga dasmorët e ngrirë nga një stuhi bore, kur sillnin nusen ga një luginë fqinje.
Një rrëfim nebuloz jetësor
Në rrugë e sipër shihen dy barinj me nipërit e tyre. Ata kërkojnë borë për t’i përzier manaferrat me sheqer dhe akull. Poshtë më tej Pjetri me mixhën e tij kanë ndërtuar një bar. Derisa ai bluan kafe turke, tregon një ndodhi të ditëve të sotme : para 10 vitesh ai kishte ikur përmes Maqedonisë, Madridit dhe Republikës Dominikane për në Cancún të Meksikos, prej nga kishte hyrë në këmbë ilegalisht në Teksas. Pjetri ishte zënë dhe futur në burg. Më vonë, Pjetri mori azil politik dhe punoi në Nju Jork në ndërtimtari. Pas pesë vitesh u kthye sërish në atdhe. « Unë jam një njeri që don t’i shoh të tjerët të lumtur », thotë ai. Dhe me këtë vërteton se njerëzit e alpeve shqiptare janë mjaft të ashpër. Ndoshta turizmi vërtet mund të ndihmojë diç.
Mirë për t’u ditur
Udhëpërshkrimi : Udhëtimi i përshkruar këtu vështirë se mund të realizohet vetëm. Ai zgjat nëntë ditë dhe shpie nga Mali i Zi në Shqipëri dhe në Liqenin e Shkodrës duke përfshirë edhe kthimi në Mal të Zi. Pikënisje dhe pikëmbërrijtje është Podgorica. Të domosdoshëm janë kondicioni dhe siguria e mirë në ecje. Koha e ecjes është nga katër deri në shtatë orë në ditë. Bagazhi transportohet.
Organizator : Kjo xhiro organizohet nga ofertuesi gjerman i udhëtimeve 2Hauser Exkursionen ». Në çmimin e përgjithshëm prej 1495 eurosh është përfshirë edhe fluturimi shkuarje – ardhje.
Dhomat njështretërshe nuk janë gjithmonë të disponueshme. Terminet për 2013 : 6 korrik deri 14 korrik, 24 gusht deri 1 shtator. Informacione të hollësishme në: www.hauser-exkursionen.de www.bandbtravel.ch.
NZZ, Përkthimi nga gjermanishtja: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së











