Autotech
Ulen çmimet e iPhone-ve
Një sërë dyqanesh elektronike në Kinë i kanë ulur çmimet e “iPhone”-ve këtë javë, pasi “Apple” fajësoi nivelin e ulët të shitjeve të “smartphone”-ve në këtë vend për tkurrjen e fitimeve të saj.
Uljet, aq të ndjeshme sa shkojnë në 118 dollarë për një “iPhone XR” me 64 gigabyte memorie (5.699 juanë, nga 6.499 juanë normalisht), është shenja e fundit se shitjet e dobëta të “Apple” gjatë sezonit festiv në Kinë mund të jenë shtrirë deri në tremujorin e tanishëm.
Zbritja e çmimit të “iPhone”-ve nga shitësit kinezë nisi këto ditë, me të paktën 6 oferta të forta promovuese për fundjavën, sipas verifikimeve të bëra nga “Reuters”, transmeton “TCH’.
“Apple” nuk iu përgjigj kërkesës për komente. Çmimet për “iPhone” të shitur përmes faqes së saj kineze mbeten të pandryshuara. Uljet e çmimit nuk janë të rralla në raste të tilla tregtare, si “Dita e beqarëve” në nëntor, por këto të fundit konsiderohen të pazakonta, duke qenë se lidhen me modelet më të reja të “Apple”-it, XS dhe XR, të hedhura në treg vetëm disa muaj më parë, përcjell albinfo.ch.
Mo Jia, eksperte e industrisë së telefonave “të zgjuar” në Kinë beson se, çmimet i ka ulur vet “Apple”, ose zbritjet mund t’i kenë bërë shpërndarësit, me qëllimin të lëvizin sa më shumë njësi.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













