E-Diaspora
Dënohet për kultivim kanabisi, arsyetohet se i duheshin të holla për shkollim!
22-vjeçari kishte nevojë për të ardhura që të përballonte studimet Master, argumentoi avokati, duke shtuar se ai e ka pranuar fajin
Armelind R., një 22-vjeçar shqiptar, i cili shkoi në Britani të Madhe për të ndjekur studimet për Master, përfundoi duke kultivuar kanabis.
I riu shqiptar u dënua nga gjykata angleze me 2.8 vjet burgim, pasi u gjet fajtor për mbjelljen e 800 bimëve narkotike.
Shtëpinë e tij e kishte kthyer në një punishte, brenda së cilës ushtronte aktivitetin ilegal. Ai u arrestua më 7 dhjetor të vitit të kaluar, pasi policia shkoi për kontroll. Autoritetet u njoftuan nga banorët e zonës, të cilët kishin krijuar dyshime rreth jetesës së Armelind R., shkruajnë mediat shqiptare.
Prokurorja e çështjes, Emma Atkinson, tha se 22-vjeçari kishte krijuar dy dhoma të ndryshme për kultivimin e lëndëve narkotike, vlera e të cilave shkonte deri në 672 mijë funte. Armelind R. ka pranuar kultivimin e drogës, por tha se ishte detyruar nga persona të tjerë dhe familja e tij ishte kërcënuar, përcjell albinfo.ch.
Avokati i tij mbrojtës u shpreh në gjykatë se Rexha është person i diplomuar dhe puna e tij fillestare ishte si kopshtar, por gjërat morën përmasa më të mëdha. 22-vjeçari kishte nevojë për të ardhura që të përballonte studimet Master, argumentoi avokati, duke shtuar se shqiptari e ka pranuar fajin.
Kurse gjykatësi deklaroi se sasia e lëndëve narkotike ishte pothuajse prodhim i kategorisë industriale. Ai pranoi gjithashtu se Armelind R. ishte vetëm një kopshtar, ndoshta i detyruar apo kërcënuar nga persona të tjerë, por ishte i vetmi që u gjet pranë plantacioneve kur u krye operacioni policor. Për këtë arsye, 22-vjeçari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













