Bota
Ç’ mund të ndodhë pas votimit kundër marrëveshjes me BE-në për Brex?
Parlamenti britanik ka rrëzuar me 432 vota kundër marrëveshjen e Theresa May me BE-në për Brexit.
Vetëm 202 deputetë të Parlamentit britanik votuan pro marrëveshjes, duke shënuar humbjen më të madhe të një qeverie më Britani, transmeton “TCH”.
Kreu i laburistëve tanimë ka kërkuar edhe votë mosbesimi për qeverinë, çka mund të sjellë edhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, përcjell albinfo.ch.
Cilat janë opsionet në tavolinë?
Si hap imediat qeveria do të duhet të paraqesë në Parlament “Planin B” brenda tre ditësh. E nëse serish nuk binden deputetët, disa nga opsionet janë; E para, dalja nga BE-ja pa marrëveshje dhe ligji e mundëson daljen më 29 mars. Opsioni i dytë mbetet rinegociimi me Brukselin, që do të kërkojë kohë dhe shtyrje të hyrjes në fuqi të Nenit 50 për ta vonuar procesin e Brexit.
Një opsion i tretë është mbajtja e zgjedhjeve të reja të përgjithshme si rrugëdalje nga impakti dhe sigurimin e një mandati të ri për marrëveshjen e kryeministres britanike.
Por, do të duhen dy të tretat e deputetëve që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të reja, ku dita më e afërta do të jetë pas 25 ditësh.
Mbajtja e një referendumi do të kërkonte, edhe ky opsion, shtyrjen e procesit të Brexit-it, ndërkohë që do të jetë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, mbajtja e tij përpara 29 marsit, datës zyrtare të daljes së Britanisë nga BE-ja, pasi si rregull do të duhen 22 jave deri në mbajtjen e një referendumi të ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













