Bota
Cilat vende ‘shesin’ pasaporta?
“Është e rëndësishme për shumë njerëz të pasur që të kenë dy ose tre pasaporta për të pasur më shumë liri”, thotë këshilltari Nuri Katz për Business Insider, shkruan albinfo.ch.
“Për disa, është një simbol i statusit, si blerja e makinave”, shton ai.
Blerja e një pasaporte të dytë apo edhe të tretë është një trend në rritje mes njerëzve të pasur. Por, ky nuk është opsion i disponueshëm për të gjithë. Shtetësia në shkëmbim të investimeve është në diskutim dhe lejohet në shumë vende të botës.
Ndërsa disa mund të përdorin pasaportën e dytë për të udhëtuar në vende të caktuara, të cilat nuk mund të udhëtojnë me pasaportën e parë, shumë prej tyre i përdorin për të blerë apartamente në vendet ku taksat janë më të ulëta.
Vendet e përfshira në këtë program duan të rekrutojnë investitorë të huaj të pasur, në mënyrë që të nxisin ekonominë lokale. Kështu, pasaporta do të kushtonte 3,000 dollarë në vit në Tajlandë për një milion dollarë në një sipërmarrje amerikane. Në vendet e Karaibeve, si Antigua, Saint Kitts dhe Nevis ose Shën Lucia, një pasaportë do t’ju kushtojë midis 100 dhe 150 mijë dollarë. Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar është duke kërkuar aplikantin të jetojë në vend disa vjet përpara se të paraqesë një propozim për të blerë një pasaportë në këmbim të një investimi. Malta, e cila është anëtare e BE-së, kërkon një milion euro për një pasaportë, e cila më vonë hap shumë dyer në botë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














