Jeta në Zvicër
Cyrihu, qyteti i tretë më i shtrenjtë në botë
Sipas The Economist Intelligence Unit, Singapori për të pestin vit radhazi është i pari në listën e qyteteve më të shtrenjta në botë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Singapori është një nga destinacionet më të njohura turistike.
Njësia raportuese e ekonomistëve e shpall këtë listë çdo gjashtë muaj, duke krahasuar çmimet e 160 produkteve dhe shërbimeve, duke përfshirë ushqimin, pijet, veshmbathjet, transportin dhe higjienën komunale.
Singapori është vendi më i pafavorshëm në botë për të blerë rroba, por megjithëse konsiderohet si qyteti më i shtrenjtë, është një nga destinacionet turistike më të njohura.
Singapori është në krye të qyteteve më të shtrenjta për jetë për shkak të industrisë së fuqishme të automobilave. Gjegjësisht, Singapori është vendi më i shtrenjtë në botë për blerjen dhe mirëmbajtjen e makinave. “CNN” shkruan se qeveria e Singaporit rregullon pronësinë e makinave, duke kufizuar numrin e lejeve të lëvizjes. Që nga tetori 2017, licencat arrijnë në 37 mijë dollarë dhe ato janë të vlefshme për 10 vjet.
Menjëherë pas Singaporit vijnë Parisi dhe Cyrihu, të cilët renditen ndër qytetet më të shtrenjta në botë. Qyteti më i shquar amerikan në këtë listë është New York City, i cili renditet i 13-ti, pasuar nga Los Angeles në vendin e 14-të.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












