Lajme
Studentët gjermanë të mjekësisë mësojnë kolegët shqiptarë
Qëllim i gjithë projektit është që studimet e mjekësisë në Shqipëri, të ngarkuara me pjesën teorike, të zgjerohen me një aspekt praktik
Për të dytën herë brenda këtij viti, iniciativa studentore “Future Doctors Network (FDN) ka organizuar një kurs hulumtues për studentët e mjekësisë të Universitetit të Tiranës.
Në fokus të seminarit që e organizojnë studentët e Wittenit gjerman kësaj here kanë qenë metodat hulumtuese në fushë të mjekësisë internistike. Dr. med. Sebastian Göbel mjek asistent për mjekësinë interne në universitetin Witten/Herdecke ka mbështetur këtë projekt, shkruan waz.de.
Së bashku me studentët gjermanë dhe organizatën shqiptare simotër “Organizata Mjekët e së Ardhmes, ai ka organizuar një seminar gjatë vikendit me 40 studentë të mjekësisë dhe mjekë të rinj. Ai ka shpjeguar veç tjerash hapat konkretë të teknikave të kontrollimit. Pas tij pjesëmarrësit e përsëritnin në mënyrë intensive atë që kishin mësuar, me ndihmën e tutorëve gjermanë dhe shqiptarë.
Entuziazmi dhe etja për dije e studentëve shqiptarë ka motivuar anëtarët e FDN-së për të vazhduar tutje angazhimin e tyre. Nga fundi i verës, në Witten do të vijnë tetë tutorë shqiptarë dhe një mjek, për të mësuar metodat tjera të hulumtimeve në fushë të mjekësisë. Ata po ashtu do të mësojnë rreth vendosjes së kontakteve si dhe do të këmbejnë përvojat në lëmin e kulturës dhe të mjekësisë.
Gjithashtu në vijim të këtij viti FDN do të bëjë edhe jë vizitë në Shqipëri. Me atë rast temë e seminarit do të jetë nga neurologjia dhe një kurs i emergjencës.
Qëllim i gjithë projektit është që studimet e mjekësisë në Shqipëri, të ngarkuara me pjesën teorike, të zgjerohen me një aspekt praktik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26














