Shkurt.ch

Zvicra dhe Etiopia bashkëpunojnë në fushën e kthimit

Zvicra dhe Etiopia kanë përcaktuar bazën ligjore për bashkëpunimin e tyre në fushën e kthimit të personave që gjenden në një situatë të parregullt në Zvicër.

Të dy vendet arritën një marrëveshje, në të cilën Etiopia zotohet se do ta mbështesë Zvicrën gjatë marrjes së kombësisë etiopiane dhe për të ripranuar shtetasit e saj, të cilët nuk kanë të drejtën e qëndrimit në Zvicër, informon albinfo.ch.

Në të kaluarën, shtetet europiane kanë hasur të gjitha vështirësitë në bashkëpunimin me Etiopinë në fushën e kthimit të azilkërkuesve të refuzuar.

Në shkurt 2018, Bashkimi Europian (BE) arriti të nënshkruajë një marrëveshje me këtë shtet afrikan dhe të vendosë ligjërisht bashkëpunimin në fushën e kthimit.

Në prag të vizitës së një delegacioni të Sekretariatit shtetëror për emigrantët (SEM) në nëntor të vitit 2018, në Adis Abeba, Etiopia shprehur gatishmërinë e saj për të zgjeruar me Zvicrën marrëveshjen, në kuadër të BE-së.

Etiopia e ka konfirmuar zyrtarisht këtë marrëveshje me Zvicrën, informon albinfo.ch. Ajo mishëron vullnetin e Etiopisë për të marrë shtetasit e saj që janë në një situatë të parregullt në territorin zviceran.

Ajo gjithashtu përcakton procedurat për verifikimet për të vendosur shtetësinë etiopiane. Së fundi, ajo paraqet bazën ligjore për riatdhesimin e detyruar në Etiopi, me kthime vullnetare ende të mundshme.

Për të inkurajuar riintegrimin e shtetasve që kthehen në Etiopi, Zvicra do të mbështesë një projekt të udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Agjencia për Refugjatë dhe Çështje të Riintegrimit (Arra) në Etiopi.

Vitin e kaluar, një delegacion etiopian shkoi në Zvicër për të mbajtur dëgjimet e para për të vendosur identitetin e azilkërkuesve. Në gjysmën e dytë, Zvicra ishte në gjendje të kryejë riatdhesimet e para të detyruara të shtetasve etiopianë.

Më parë, transaksione të tilla nuk ishin të mundshme pa dokumente të vlefshme udhëtimi. Përveç kësaj, 28 persona janë kthyer vullnetarisht në Etiopi, një rritje prej 16.6 për qind gjatë vitit 2017 dhe 133 për qind në krahasim me vitin 2016. Aktualisht, rreth 300 aplikacione për azil të shtetsave etiopianë janë duke pritur të deportohen, të cilët edne gjenden në territorin e Zvicrës.

Me një normë largimi prej 56.8 për qind në vitin 2017, Zvicra është një nga vendet më efikase në Evropë kur bëhet fjalë për kthimin e të refuzuarve. Në të njëjtin vit, norma në BE ishte 36.6 për qind. Sa i përket numrit të rasteve të pazgjidhura, ai është zvogëluar nga 7293 raste në vjeshtë 2013, në 4011 raste.