Lajme
Fshatrat kosovare në pulla postare
Në pullat postare është paraqitur Lluka e Epërme e Dukagjinit; Opoja dhe Stublla e Epërme e Vitisë në malësinë e Karadakut
Tri fshatra kosovare që kanë një imazh shumë të bukur, janë plasuar në pullat postare të Postës së Kosovës. Me këtë rast, për herë të parë Filatelia e Postës së Kosovës sjell fshatrat kosovare në pulla postare të titulluar ”Pamjet e fshatrave nga Kosova”.
Sipas një kumtese lëshuar nga PTK, në pullat postare është paraqitur Lluka e Epërme e Dukagjinit, që është një ndër fshatrat më të bukura të rrafshit të epërm të Dukagjinit; Opoja që është regjioni me një lartësi të lartë mbidetare mbi 1500 metra dhe Stublla e Epërme e Vitisë në malësinë e Karadakut.
“Kosova ka gjithsej 1268 fshatra, të cilat joshin nga bukuria piktoreske turistët e shumtë. Filatelia e Postës së Kosovës edhe në të ardhmen do të prezantojë bukuritë dhe vlerat e ndryshme të vendbanimeve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta










