Lajme
Protesta në Athinë kundër marrëveshjes së emrit (VIDEO)
Protestuesit janë përleshur me policinë jashtë ndërtesës së Parlamentit të Greqisë, gjatë protestave, ku morën pjesë dhjetëra mijëra persona, të cilët po kundërshtojnë Marrëveshjen e emrit me Maqedoninë.
Dhjetëra protestues hodhën gurë dhe objekte të tjera ndaj policisë, teksa tentuan të hyjnë në objektin e Parlamentit në Athinë.
Policia u kundërpërgjigj duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Nëntë policë janë lënduar si pasojë e dhunës, njoftuan autoritetet greke.
Qeveritë në Athinë dhe Shkup arritën marrëveshjen për ndryshimin e emrit të shtetit të Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në këmbim të kësaj, Greqia është zotuar se do të tërhiqet nga kundërshtimet e saj që Maqedonia t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Ligjvënësit grekë pritet të nisin debatin më 21 janar dhe votimi për ratifikimin e marrëveshjes pritet të ndodhë në fund të javës.
Më herët gjatë këtij muaji, Parlamenti i Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese, që mundësojnë ndryshimin e emrit të shtetit, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja për emrin po kundërshtohet në të dyja shtetet. Athina argumenton se përdorimi i terminit “Maqedoni” nënkupton pretendime territoriale mbi provincën veriore greke, që ka të njëjtin emër dhe mbi trashëgimin e lashtë greke.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













