Bota
Ministri gjerman i kërkon Britanisë të gjejë zgjidhje për Brexitin
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka bërë thirrje Britanisë që të veprojë në mënyrë serioze dhe të gjejë zgjidhje për Brexitin.
Maas ka theksuar përgjegjësinë që ka Britania në këtë proces.
Duke iu referuar një interviste për gazetën gjermane Bild, ai ka thënë në një postim në Twitter:
“Theresa May (kryeminstrja britanike) dhe Parlamenti britanik kanë përgjegjësi të madhe për të ardhmen tonë në Evropë”.
Në këtë intervistë, Maas ka thënë se BE-ja do të shqyrtojë me kujdes idetë që ka Britania në këtë proces.
Ditë më parë, ligjvënësit britanikë kanë kundërshtuar planin e kryeministres May për largimin e Britanisë nga BE-ja, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
May megjithatë i ka mbijetuar një vote mosbesimi në Britani, çka i ka mundësuar asaj të punojë drejt planit të ri për Brexit.
Britania është planifikuar të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












