Bota
Davos: Angela Merkel, thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri një thirrje të fuqishme për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kompromis në një epokë populizmi gjatë fjalimit të saj sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Forumi po zhvillohet mes anktheve mbi mosmarrëveshjet tregtare, Brexit-in dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike, që disa analistë janë të shqetësuar se mund të tronditë ekonominë botërore.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i doli në mbrojtje të fuqishme multilateralizmit, duke vlerësuar kompromisin si një virtyt në marrëdhëniet ndërkombëtare, në një kritikë të heshtur ndaj presidentit amerikan Donald Trump, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Në fjalimin drejtuar udhëheqësve politikë dhe të biznesit në Davos, zonja Merkel u bëri thirrje autoriteteve perëndimore të mendojnë përtej interesave të ngushta kombëtare dhe të reformojnë institucionet globale me synimin për arritjen e rezultateve “të favorshme” për të gjithë.
“Mendoj se interesat tona kombëtare duhet t’i kuptojmë në mënyrë të atillë që gjithmonë të kujtojmë se edhe të tjerët kanë gjithashtu interesat e tyre, që duhet t’i marrim parasysh dhe pastaj të formojnë një situatë të favorshme për të gjithë në politikën ndërkombëtare”, tha kancelarja Merkel.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është shumë e varur te tregtia ndërkombëtare dhe, si e tillë, ka një interes të madh të ruajë integritetin e sistemeve multilaterale globale që janë përballur tani me qasjen “Amerika e Para” nga presidenti Trump.
Delegatët në Davos përshëndetën një premtim të bërë nga kryeministri japonez Shinzo Abe të mërkurën për ta vënë tregtinë dhe ndryshimet klimatike në krye të rendit të ditës së G20, kur Japonia të marrë kryesimin e grupit. Fjalimi i tij në Forumin Ekonomik Botëror në Alpet Zvicerane ishte i rëndësishme në një kohë kur një mosmarrëveshje tregtare e hidhur mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është një nga disa faktorë që kërcënojnë të sjellin një ngadalësim të mprehtë në rritjen ekonomike globale.
Disa udhëheqës botërorë qëndruan larg, përfshirë Presidentin amerikan, Donald Trump, i cili është duke u ballafaquar me mbylljen më të gjatë të qeverisë në historinë e vendit. Por Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, foli hapur për ankthet lidhur me një mosmarrëveshje tregtare me Kinën gjatë një video konference.
“Ka nga ata që thonë se konflikti i superfuqive mes dy vendeve tona është i pashmangshëm. Ne nuk e shohim në këtë mënyrë. Ne dëshirojmë të gjejmë fusha ku mund të punojmë së bashku”, tha sekretari Pompeo. Pompeo theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të funksionojë vetëm nëse plotësohen disa kushte.
“Tregtia të jetë e lirë dhe e hapur, vendet të kenë mundësi që t’i çojnë mallrat e tyre në mbarë botën, marrëveshjet të jenë të drejta dhe reciproke, ku çdo vend të ketë mundësi të konkurrojë në një bazë të drejtë, transparente dhe të hapur”.
E-Diaspora
-
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë Ceremonia e AWL 2025 sjell emocion, art dhe frymëzim në Kino ARMATA... -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 Parashikimi i punësimit në Zvicër rritet... -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës












