Lajme
Sfida e riatdhesimit të emigrantëve
Që nga viti 2008 e deri më tani, nga shtetet e Bashkimit Evropian janë riatdhesuar mbi 20 mijë persona
Për çdo vit në nga vendet e ndryshme perëndimore në Kosovë kthehen 5 mijë kosovarë, qoftë në mënyrë vullnetare, ose të dhunshme. Kështu thonë të dhënat zyrtare. Sipas përfaqësuesve të të drejtave të njeriut në Kosovë, autoritetet kanë dështuar në riatdhesimin e kosovarëve. Ata konsiderojnë se tendenca për të migruar është në rritje.
Ministria e Punëve të Brendshme, e cila koordinon procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar, vlerëson se që nga viti 2008 e deri më tani, nga shtetet e Bashkimit Evropian janë riatdhesuar mbi 20 mijë persona. Këto riatdhesime janë bërë kryesisht nga Gjermania, Suedia, Zvicra dhe Franca. Ndërkohë, së fundi Hungaria ka kthyer 110 emigrantë kosovarë, të cilët ishin kapur nga autoritetet hungareze duke kaluar kufirin ilegalisht për në vendet tjera perëndimore, bë të ditur Radio Evropa e Lirë.
Ndërkohë në Hungari aktualisht po qëndrojnë edhe 500 emigrantë kosovarë që nënkupton se pritet kthimi i organizuar edhe i personave të tjerë. Por, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë kritikon mënyrën e kthimit të emigrantëve nga Hungaria. Sipas drejtorit ekzekutiv të KMDLNJ-së, Behxhet Shalës, tendenca në rritje e kosovarëve për t’u larguar nga Kosova, është si pasojë e mosangazhimit të duhur të mekanizmave vendorë dhe ndërkombëtarë për të krijuar kushte më të mira për këta qytetarë.
Shala, duke folur për R e L ka kritikuar riatdhesimin që iu bëhet kosovarëve. “Vendet perëndimore kanë lënë anash dimensionin humanitar të kësaj çështjeje dhe vetëm po bëjnë përpjekje që t’i largojnë nga shtetet e tyre duke mos bërë asnjë investim në Kosovë, në mënyrë që të krijojnë një qëndrueshmëri për ata që kthehen, mirëpo edhe për ata që janë kandidatë potencialë që dëshirojnë të shkojnë në perëndim”, ka vlerësuar Shala.
110 të kthyerit nga Hungaria, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk do të përfitojnë nga ri-integrimi, pasi që me rregulloren e kësaj ministrie mund të ri-integrohen vetëm ata persona që kanë lëshuar Kosovën deri më 28 korrik 2010. Behar Haziraj, zyrtar i lartë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se këtyre personave iu është ofruar vetëm transport, dhe në rast se kanë pasur nevojë, iu është afruar ndihmë mjekësore.
“Personat që kthehen dhe që integrohen që e kanë lëshuar Kosovën deri me datën 28 korrik 2010, marrin pako ushqimore gjashtë nga gjashtë muaj, mbështeten me plane biznesi, ndërsa ata që nuk kanë shtëpi banimi, atë e rregullon ministria”, ka treguar Haziraj. Qeveria e Kosovës, deri më tani, ka nënshkruar disa marrëveshje për riatdhesim me shtetet evropiane, ndërsa synon që këtë ta bëjë dhe me vendet e tjera.
Ekzekutivi i vendit ka themeluar kohë më parë edhe Departamentin për ri-integrim të personave të riatdhesuar për t’i zbatuar këto marrëveshje dhe për të rritur “funksionalizimin dhe efikasitetin” në fushën e riatdhesimit të kosovarëve, duhet theksuar se riatdhesimi i migrantëve dhe ri-integrimi i tyre është një nga parakushtet kryesore për të hequr regjimin e vizave me BE-në, transmeton ReL.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26















