Lajme
Prezantohen të arriturat në fushën e liberalizimit
Ministri Rexhepi dhe ministrja Çitaku prezantuan të arriturat e Kosovës në çështjen e liberalizimit para përfaqësuesve të Komisionit Evropian
Dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, Bajram Rexhepi dhe Vlora Çitaku kanë prezantuar të hënën në Bruksel të arriturat e Prishtinës në fushën e liberalizmit të vizave, ndërsa kanë marrë edhe rekomandime nga Brukseli për t’i plotësuar edhe disa çështje të mbetura.
Dy ministrat, ai i Punëve të Brendshme dhe i Integrimit, prezantuan veç e veç, të arriturat para përfaqësuesve të Komisionit Evropian, respektivisht Drejtoratit Gjeneral për çështje të Brendshme.
Gjatë këtij takimi delegacioni i Prishtinës informuan zyrtarët e Komisionit Evropian për progresin e arritur në të gjitha blloqet për liberalizim të vizave, me theks të veçantë i’u prezantua zbatimi i rekomandimeve të deritanishme dhe planet për javët dhe muajt në vijim.
Ministrja Çitaku prezantoi të arriturat në finalizimin e kornizës ligjore dhe strategjike që ndërlidhet me këtë proces si dhe me të arriturat kryesore që institucionet e Republikës së Kosovës i kanë arritur së bashku me ata të EULEX-it, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë.
Ndërsa ministri Rexhepi informoi të pranishmit për të arriturat konkrete që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë deri më tani.
“Në fund të takimit u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm, respektivisht misionet vlerësuese për monitorimin e zbatimit të kritereve për Liberalizim të Vizave”, u tha në një komunikatë lëshuar nga Ministra e Integrimit.
Ndryshe, Kosova është vendi i fugnit në rajon q nuk është përfshirë në liberalizimin e vizave. Që ky proces të jetë i suksesshëm, Prishtina zyrtare duhet ta ndalë azilin e rrejshëm, dhe t’i integrojë personat që kthehen nga vendet e BE-së. Në të dy pikat Kosova ka çaluar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













