Bota
Gjendet, pas 14 ditësh, trupi i dyvjeçarit që ra në pus në Malaga të Spanjës
Ekipet e shpëtimit në Spanjë kanë gjeur trupin e djalit 2-vjeçar që ra në një pus në afërsi të qytetit jugor të Malagas.
Djali i quajtur Julen u zhduk në pusin e ngushtë, më shumë se 100 metra të thellë, ndërsa po bënte një shëtitje me familjen më 13 janar.
Specialistët punuan ditë e natë në një tunel që u gërmua paralelisht me pusin e ngushtë për të arritur tek djali.
Trupi u gjet në orët e para të mëngjesit të së shtunës, raportojnë mediat, përcjell albinfo.ch.
“Në orën lokale 01:25 ekipet e shpëtimit arritën te pusi dhe gjetën trupin e pajetë të Julen”, tha Alfonso Rodriguez Gomez de Celis, përfaqësuesi i qeverisë qendrore në rajonin e Andaluzisë.
Incidenti i rëndë ndodhi ndërsa 2-vjeçari po bënte shëtitje me familjen e tij pasditen e 13 janarit në një plantacion kodrinor afër fshatit Totalan.
Pusi, me diametër vetëm 25 centimetra, ishte lënë i hapur dhe djali ra brenda.
Biznesmeni që kishte hapur pusin një muaj më parë tha se e kishte mbuluar atë.
Puse të tilla të ngushta janë gërmuar me shpresën e nxjerrjes së ujit ose naftës.
Disa ditë më parë ekipet e shpëtimit gjetën flokë në pusin e thellë dhe i krahasuan me mostrat e AND-së në shishen ku kishte pirë Julen, si edhe me mostrat e ADN-së së familjes së tij, duke konfirmuar identitetin e 2-vjeçarit.
Shpëtuesit nuk morën asnjë shenjë jete nga djali gjatë gjithë operacionit.
Prindërit e Julen, Hoze dhe Viktoria kanë përjetuar një tjetër tragjedi edhe më parë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













