Bota
Gjermania heq dorë nga termocentralet me qymyr
Termocentrali i fundit do të mbyllet në 2038, komisioni nuk përjashton mundësinë për ta përshpejtuar këtë datë në 2035, nëse do të mundësohen kushtet
Pas asaj bërthamore të planifikuar për në vitin 2022, Gjermania po orientohet drejt largimit nga burimi i energjisë me anë të qymyrit, për t’i dhënë fund në vitin 2038, një masë që do t’i kushtojë disa dhjetëra miliarda euro.
Një komision i përbërë nga një grup ekspertësh, shoqatash ambientaliste dhe përfaqësues të punonjësve dhe punëdhënësve të sektorit arritën në Berlin, pas disa muaj negociatash të vështira të finalizonin një marrëveshje në këtë drejtim.
Qeveria, e cila e ngriti vetë këtë komision, do t’i duhet tashmë të ndjekë këto rekomandime, transmeton ‘ATSH’.
Duke qenë një shtet që deri më tani frenohej në lidhje me çështjen, ky është një sinjal i fortë për Evropën, ku shtete të ndryshme po avancojnë në mënyrë të ç’organizuar për të ardhmen e këtij burimi mjaft ndotës të energjisë. Megjithëse disa OJQ ambientaliste e cilësojnë objektivin e 2038-ës të pamjaftueshëm për të arritur objektivat e reduktimit të CO2, përcjell albinfo.ch.
Tërheqja nga qymyri do të bëhet në mënyre graduale. Termocentrali i fundit do të mbyllet në 2038, komisioni nuk përjashton mundësinë për ta përshpejtuar këtë datë në 2035, nëse do të mundësohen kushtet.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














