Bota
SHBA përfshihet nga të ftohtit, temperaturat deri në -45 gradë Celsius
Temperaturat mund të shkojnë deri në -28 gradë Celsius, ndërsa erërat e ftohta rrezikojnë ta bëjnë të ndihet si minus -45 gradë
Një valë e të ftohtit polar është përplasur mbi zona të tëra të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë ngrica, që për meteorologët mund të përjetohen vetëm një herë në një gjeneratë.
Gjatë ditëve në vazhdim, sipas ekspertëve, në Midwest termometri mund të zbresë ndjeshëm. Gjashtë vetë kanë humbur jetën deri tani, ndërsa i gjithë rajoni dridhet, siç thonë mediat e huaja.
Raporte të ndryshme tregojnë se në Çikago, temperaturat mund të shkojnë deri në -28 gradë Celsius, ndërsa erërat e ftohta rrezikojnë ta bëjnë të ndihet si minus -45 gradë. Edhe pse banorët atje janë mësuar me dimra të ashpër, ky front i acartë do të jetë sfidues edhe për më të kaliturit, transmeton “TCH”.
Qytete të tëra po mbyllen në Midwest prej të ashtuquajturës “vorbulla polare”, thotë BBC. Fenomene të tilla zakonisht vihen re në Polin e Veriut, por një ngrohje e papritur e tij, prej një vale ajri të ngrohtë nga Maroku, bëri që vorbulla të zhvendosej në jug, drejt SHBA-ve, përcjell albinfo.ch.
Ngricat pritet të prekin 250 milionë amerikanë dhe 90 milionë prej tyre do të përjetojnë temperatura nën zero.
Ndërkohë, disa pjesë të Evropës, e sidomos Franca, do të përballen me shira të dhunshëm, dëborë dhe erëra të forta, për shkak të stuhisë “Gabriel”, që po lëviz në perëndim të kontinentit të vjetër.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













