Lajme
Hapet panairi i mjedrës dhe manaferrës
:Panairi për promovimin e manaferrës dhe mjedrës, sivjet është organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe programi i USAID-it “Mundësitë e Reja për Bujqësi”.
Kultivuesit e manaferrës dhe mjedrës nga rajone të ndryshme të Kosovës, janë mbledhur në Prishtinë për të promovuar produktin e tyre. Këta prodhues janë tubuar në sheshin “Nënë Tereza” për të prezantuar dy produkte, që janë shumë të rralla, por shumë të kërkuara nga qytetarët.
Për dhjetë ditë me radhë, sa do të jetë i hapur ky panair, 13 kultivues të këtyre bimëve të imta, përveç promovimit do të kenë edhe mundësinë e shitjes së drejtpërdrejtë të frutave të tyre.
Panairi për promovimin e manaferrës dhe mjedrës, sivjet është organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe programi i USAID-it “Mundësitë e Reja për Bujqësi”.
“Qëllimi i tij është promovimi i varieteteve të reja të mjedrës, manaferrës dhe luleshtrydheve, kryesisht varieteteve të reja Polka dhe Albion, të cilat janë mbështetur nga programi i USAID-it”, thuhet në njoftimin lëshuar nga Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Gjatë ditëve të ardhshme panairi do të vizitohet edhe nga ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













