Lajme
Për tre muaj 127 milionë euro nga diaspora
Për tremujorin e parë të këtij viti janë mbledhur 127 milionë euro nga të hyrat e drejtpërdrejta të parave nga mërgimtarët
Analistët e ekonomisë në Kosovë thonë se në këtë kohë krize financiare kontributi i diasporës vlerësohet të jetë jetik për Kosovën.
Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në Kosovë shënohet rritje e remitancave nga bashkatdhetarët tanë e të cilët në forma të ndryshme po kontribuojnë në Kosovë.
Sic raporton Radio Kosova duke u bazuar në një raport të BQK-së vetëm për tremujorin e par të vitit 2013 remitancat janë 127 milionë euro.
Për Lumir Abdixhiku nga Instituti “Riinvest” dërgesat e drejtpërdrejta nga mërgimtarët janë infuzion financiar për vendin tonë.
”Pra remitancat kanë shëmuar një rritje më të lehtë në krahasim me vitin e kaluar,prandaj them se kontributi financiar prej diasporës në Kosovë është jetik për vendin tonë sidomos në një kohë të një paqëndrueshmërie ekonomike dhe mungesës së parave të gatshme në treg. Pra është një infuzion financiar esencial për vendin tonë”, thotë Abdixhiku.
97 për qind e parave të pranuara nga jashtë në formë të remitancave shkojnë për konsum ndërsa vetëm 3 për qind për investime e që me deficitin e tanishëm tregtar pothuajse të gjitha prapë kthehen jashtë vendit.
Ndërsa për vitin 2012 në Kosovë janë shënuar 436.7 milionë të hyra nga diaspora.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër











