Lajme
Kthehen pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufij
Në pikën kufitare në Mendare dhe te Dheu i Bardhë në kufirin Kosovë-Serbi, janë rikthyer kolonat e mëdha të automjeteve
Në dy pikëkalimet kufitare që e lidhin Kosovën me Serbinë në Merdare dhe të Dheu i Bardhë, janë shënuar pritje të gjata në të dy anët e kufirit. Sipas Policisë së Kosovës, kolonat janë më kilometra ta gjata, ndërsa qytetarët janë detyruar të presin me orë për të kaluar kufirin..
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu tha se pritjet e gjata dhe kolona është shkaktuar prej numrit të shtuar të automjeteve dhe mërgimtarëve për të kaluar në Republikën e Serbisë.
Ai tha se policia kufitare në atë pikë është duke punuar maksimalisht që të evitohen këto pritje dhe kolona të gjata. Ndërkaq në pikat tjera kufitare gjendja është me e qetë, deklaroi ai, citon RTK.
Shumë mërgimtarë të cilët ishin për pushime në Kosovë, po presin me orë të tëra për të kaluar kontrollin tek autoritetet serbe. Sipas tyre, Policia e Kosovës është duke e kryer punën me përgjegjësi, por jo edhe kolegët e tyre serbë.
Ndryshe, përveç dy pikave kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardhë, mërgimtarët sivjet kanë mundur t’i shfrytëzojnë edhe dy pikëkalimet tjera kufitare me Serbinë që kanë përfituar nga Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, atë të Mutivodës dhe të Muëçibabës.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













