Bota
Rrjetet sociale tani punojnë më mirë në eliminimin e gjuhës së urrejtjes
Bashkimi Evropian ka vlerësuar se rrjetet e mëdha sociale kanë rritur përpjekjet për të hequr gjuhën e urrejtjes nga platformat e tyre.
Komisionarja e Drejtësisë, Vera Jurova, tha se Kodi i Sjelljes i vitit 2016 po “funksionon mirë”, pasi që Facebook, YouTube dhe Twitter reagojnë brenda 24 orëve në një mesatare prej 89 për qind të rasteve të raportuara, shkruan KosovaPress, përcjell albinfo.ch
Kompanitë e largojnë përmbajtjen mesatarisht në 72 për qind të rasteve. Jurova tha se ajo kurrë nuk kërkoi të hiqte çdo përmbajtje që ishte treguar, pasi që e drejta themelore për lirinë e shprehjes duhet të respektohet.
Statistikat e BE-së tregojnë se YouTube ka hequr 84.5 për qind të përmbajtjes së kontestuar, Facebook 82.4 për qind dhe Twitter 43.5 për qind.
Jurova vlerësoi se BE-ja ka gjetur “qasjen e duhur” me kompanitë e teknologjisë.
Me gjithë përparimet në gjuhën e urrejtjes, BE ende kërkon që kompanitë e mëdha të teknologjisë të bëjnë përpjekje më të mëdha për të luftuar lajmet e rreme në internet, veçanërisht përpara zgjedhjeve evropiane në maj.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













