Kosova
Për 100 ditë, Serbia humbi 100 milionë euro nga taksat
Taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës po vazhdon në Kosovë. Nesër bëhen tre muaj prej kur është vendosur taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Më 6 nëntor 2018 kishte filluar të aplikohet taksa prej 10 për qind, ndërsa dy javë më pas e njëjta ishte ngritur në 100 për qind.
Për shkak të humbjeve të mëdha financiare, të cilat përgjatë kësaj periudhe vlerësohet se kanë arritur shumën prej rreth 100 milionë eurosh, është rritur edhe presioni ndërkombëtar ndaj kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, për heqjen ose pezullimin e saj, me arsyetimin se ka bllokuar dialogun në Bruksel, shkruan Zëri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë urgjentisht heqjen e taksës, kërkesë kjo që po pranohet edhe nga partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK), ndonëse drejtuesit e koalicionit fillimisht merrnin merita për vendosjen e taksës 100 për qind, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar Sukses akademik ndërkombëtar për Lirim Koraqin në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA... -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA -
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025














