Lajme
Hoxhaj kërkon ndryshimin e Rezolutës 1244
UNMIK-u ka luajtur një rol aktiv në stabilizimin e Kosovës deri në vitin 2007, ndërsa aktualisht nuk ka më një rol për të luajtur në Kosovë, tha Hoxhaj. Ai u kundërshtua nga ministri serb Mërkiq
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj gjatë fjalimit të mbajtur në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar që të ndryshohet Rezoluta 1244 dhe që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Hoxhaj, para anëtarëve të KS të OKB-së ka prezantuar zhvillimet kryesore politike që kanë ndodhur në Kosovë gjatë tre muajve të fundit.
Gjatë fjalimit Hoxhaj është fokusuar posaçërisht në gjendjen e zbatimit të Marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, progresin drejt integrimit në BE dhe ruajtjen e stabilitetit.
Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe raportuese janë vërejtur disa përparime në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani me Serbinë, porse në të njëjtën kohë, ekzistojnë disa tendenca të qarta nga ana e Beogradit për të devijuar nga obligimet origjinale, të cilat dalin nga Marrëveshja e 19 Prillit.
Ai po ashtu ka shtuar se nuk ka asnjë dyshim se UNMIK-u ka luajtur një rol aktiv në stabilizimin e Kosovës nga viti 1999 deri në vitin 2007. Por, theksoi se tani është e rëndësishme të pranojmë se UNMIK-u nuk ka më një rol për të luajtur në Kosovë.
Ndërsa shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, ka thënë se Marrëveshja e 19 prillit midis Kosovës dhe Serbisë ka mundësuar përparim konkret në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është diskutuar raporti i rregullt tremujor për Kosovën, Zarif u ka bërë thirrje kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq që, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të zgjidhin çështjet e hapura,
prej të cilave varet organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 3 nëntor.
Në mbledhjen e së enjtes të Këshillit të Sigurimit, dhe Serbia është përfaqësuar nga ministri e Punëve të Jashtme, Ivan Mërkiq. Ky i fundit ka thënë se Kombet e Bashkuara duhet të mbesin në Kosovë si “ndërmjetësues të ndershëm” dhe si garantues se pala tjetër nuk do të shkelë marrëveshjet.
“Konsiderojmë se Marrëveshja e Brukselit është vetëm fillimi dhe jo fundi i normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Mërkiq, duke shtuar se nuk duhet të ketë përpjekje për të penguar zbatimin, sepse ato, sipas tij, nuk nënkuptojnë vetëm kthim në të kaluarën, por edhe thellim të mosbesimit rrënjësor.
Edhe në këtë mbledhje u vërejtën qëndrimet pro dhe kundër Kosovës nga shtetet e Këshillit të Sigurimit, ndërmjet vendeve që e kanë njohur pavarësinë dhe atyre që e kundërshtojnë atë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












