Bota
Skijimi në shkretëtirat e Egjiptit, gjithnjë e më popullor
Egjipti, një vend ku në sasi të vogla dhe shumë rrallë bie shi, e lëre më borë, vështirë është të pritet që të bëhet një vend që tërheq admiruesit e skijimit dhe të snoubordit.
Vendi, i cili është i njohur për piramidat dhe faraonët, kohët e fundit ka punuar në promovimin dhe përparimin e turizmit të shkretëtirës.
Pra, egjiptianët kuptuan që shkretëtirat e bollshme, kodrat e rërës dhe luginat t’i përdorin për skijim dhe të tërheqin shumë aventurierë. Fayyum është një qytet i famshëm për shkretëtirat dhe luginat dhe si i tillë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend.
Një nga parqet më të mëdha natyrore në Egjipt gjendet në këtë qytet. Sidoqoftë, kohët e fundit, Fayyum gjithashtu është kthyer në një vend të famshëm ku mund të skijosh në shkretëtirë.
Edhe pse skijimi ka të bëjë me borë dhe i takon bukurive të dimrit, shumë vende kanë tentuar të ofrojnë diçka të re – skijimi në shkretëtirë. Sportistët që zgjedhin të zëvendësojnë borën me rërë, tregojnë se kjo është diçka unike.
Kodrat e rërës në luginën al-Rayan janë bërë një sinonim për skijim në shkretëtirën, e cila tërheq me mijëra aventuristë nga i gjithë vendi dhe më gjerë. Për skijim nëpër kodrat e rërës përdoren ski apo skibord nga pllaka të materialeve speciale dhe të mbuluara me dylli.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














