Lajme
Prodhuesit mbesin nën hijet e tregtarëve
Politikat ekonomike në Kosovë janë krijuar në atë nivel, që më shumë i stimulojnë tregtarët për të bërë biznese se sa prodhuesit vendorë. Këta të fundit mbeten nën hijen e tregtarëve
Politikat fiskale në Kosovë më shumë i favorizojnë bizneset tregtare se sa prodhuesit vendorë, prandaj ky koncept politik ka destimuluar ekonominë vendore dhe ka nxitur prodhuesit e rajonit. Kështu vlerësojnë ekspertët kosovar të ekonomisë, të cilët kërkojnë ndryshim në konceptin qeverisës.
Për vite me radhë, siç thuhet, prodhuesit kosovarë kanë kërkuar një pako stimuluese fiskale e cila do të krijonte lehtësira të caktuara për bizneset, siç janë lirimi i pagesës nga doganat për lëndën e parë, Tatim mbi Vlerën e Shtuar dhe lehtësira tjera, por që deri më tani kërkesat e tyre ;anë hasur në vesh të shurdhër.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se mungesa e kësaj pako fiskale për bizneset ka bërë që prodhuesit kosovarë të jenë në pozitë jo të mirë krahasuar me prodhuesit e vendeve të rajonit.
“Ajo çka i mungon prodhuesve tanë është një pako stimuluese fiskale e cila do të krijonte lehtësira të caktuar për prodhuesit kosovarë, lehtësirat . Gjendja që ndodhemi për momentin është shumë më shumë stimuluese që dikush të merret me tregti sesa ta futet në aktivitetet prodhuese”, thekson Zeka, raporton REL.
Kosova nuk duhet të fokusohet vetëm në shërbime tregtare apo importe vlerëson Zeka, sipas tij duhet të zhvillohen kapacitetet e brendshme të prodhimit.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë për një deficit të lartë tregtar. Eksporti në muajin qershor të vitit 2013 kishte vlerën 26.3 milionë euro, ndërsa importi 222.4 milionë euro.
Ndërmarrja “Frutex”, nga Suhareka bën prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike. Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi tregon për vështirësitë më të cilat përballen si kompani prodhuese në Kosovë.
“Fillimisht të them është jashtëzakonisht vështirë të prodhosh sot, por shumë më vështirë është që të depërtosh në treg me ndonjë produkt. Kemi hasur në vështirësi, por falë marketingut të vazhdueshëm të kompanisë na ka hapur rrugët dhe kemi mund që të kemi qasje ne tregjet rajonale”, thekson ai.
Autoritetet kompetente ndërkaq thonë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të ofruar lehtësi dhe mbështetje për komunitetin e biznesit e në veçanti prodhuesve vendorë.
Këshilltarja për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Arta Istrefi bën të ditur se një ndër prioritetet e kësaj ministrie është mbrojtja e prodhuesve dhe produkteve vendore.
“Ne kemi ligjin për masat mbrojtjes në importe dhe ligjin për masat anti damping dhe kundër balancuese, në këto dy ligje prodhuesit vendor mund të thirren dhe t’i paraqesin ankesat apo kërkesat e tyre. Deri më tani i kemi pasur dy vendime kur prodhuesit vendorë janë mbrojtur”, thekson Istrefi.
Në Kosovë, tatimi mbi vlerën e shtuar, është 16 për qind për të gjitha mallrat, pa marrë parasysh origjinën e tyre dhe 0 për qind për mallrat, të cilat i dedikohen eksportit, kjo normë zbatohet që nga viti 2001.
Ndërkohë që Qeveria e Kosovës në muajin korrik të vitit 2012 kishte liruar nga TVSH ja sektorin e shëndetësisë, arsimit, si dhe mediave elektronike dhe të shkruara.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











