Shkurt.ch
Del nga binarët një tren në Zvicër
Një tren Intercity nga "Deutsche Bahn" ka dal nga binarët natën e së dielës në Bazel. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar, kanë njoftuar nga hekurudhat zvicerane (SBB), informon Albinfo.ch. Rreth 240 udhëtarë janë evakuuar
Treni ICE 373 që po vinte nga Berlini ka qenë duke qarkulluar në drejtim të Interlaken Ost (BE), tha një zëdhënës i DB. Me këtë rast, lokomotiva dhe një vagon dolën nga binarët, tha ai.
Aksidenti ndodhi rreth orës 20:50 ndërmjet stacionit Basel-Bad që shërben nevojat e Gjermanisë dhe stacionin të qytetit, informon albinfo.ch. Relacioni pastja është mbyllur për trafik në të dy drejtimet.
Zjarrfikësit zviceranë kanë evakuuar me sukses rreth 240 pasagjerë, shtoi zëdhënësi i DB. Operacioni përfundoi rreth orës 22:45. Puna e pastrimit të binarëve është zhvilluar gjatë natës.
Kohëzgjatja e ndërprerjes së trafikut midis Zvicrës dhe Gjermanisë nuk është e njohur, informon albinfo.ch. Disa udhëtime trenash janë anuluar.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?












