Bota
Rimarrja e luftëtarëve të ISIS-it, vështirë e zbatueshme
Kërkesa e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas të cilit Europa duhet të rimarrë 800 luftëtarë të Shtetit Islamik, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t’u zbatuar, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
”Kthimi i tyre do të ishte i mundur vetëm kur mund të garantohet se këta njerëz do të vendosen menjëherë para një gjykate dhe t’u garantohet vendi ku do të mbahen të burgosur”, deklaroi Maas për një programin televiziv.
”Për ta bërë të mundur këtë proces, autoritetet do të kishin nevojë për informacione dhe hetime penale që nuk mund të garantoheshin dhe mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u zbatuar”, shtoi Maas.
“Kjo kërkesë e presidentit amerikan nuk është konstruktive as në aspektin e tonit dhe përmbajtjes’’, theksoi kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit gjerman, Norbert Roettgen, për gazetën ”Passauer Neuen Presse”, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Presidenti Trump i bëri thirrje Europës që të “rimarrë’’ më shumë se 800 luftëtarë të ISIS-it të kapur në Siri dhe t’i dënojë, duke kërcënuar se SHBA-ja do të detyrohej t’i lironte ata.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













