Bota
Macron do “zgjimin” e Evropës pas Brexit-it
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do ta përshkruajë Brexitin si një “thirrje për zgjim” gjatë një fjalimi të cilin pritet ta mbajë në fund të këtij muaji.
Ai do të nënvizojë faktin se Evropa duhet të jetë më bindëse në përballje me fuqitë e tjera rivale botërore, thanë burime në kabinetin e presidentit francez, shkruan agjencia Reuters.
Fjalët e tij do të jenë një paralajmërim për kontinentin që nuk po mund ta projektojë fuqinë e tij dhe të mbrojë veten, thanë ndihmësit e presidentit francez, duke e vlerësuar fjalimin si më të rëndësishmin që nga paraqitja e tij në shtator të vitit 2017, ku Macron foli për reformimin e Bashkimit Evropian.
“Kjo është një kohë kritike. Nëse ne evropianët nuk duam të ketë edhe dalje të shteteve të tjera nga blloku, dhe të bllokohemi në një status quo, ne duhet të zgjohemi” i tha ky burim agjencisë Reuters.
Fjalimi i Macron përkon me tensionet në rritje në Perëndim, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Vendet perëndimore janë të tronditura nga politikat e “Amerikës së parë” e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe largimi i Britanisë nga BE-ja. Një Kinë me më shumë vetëbesim dhe Rusia paraqesin sfida të mëdha.
Megjithëse Macron do të përdorë largimin e planifikuar të Britanisë nga BE-ja më 29 mars si shtysë kryesore për fjalimin e tij, qëllimi nuk është të ofrojë një nismë për të zhbllokuar pengesën në negociatat midis Londrës dhe Brukselit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













