Lajme
Operohet vogëlushja, i harrohet fasha në trup!
Kirurgët ia kishin harruar vajzës një fashë në hundë, e cila filloi ta dobësonte vogëlushen. Madje nga mungesa e oreksit vajza është ballafaquar me fatalitetin...
Një vajzë 4-vjeçare nga Prishtina ishte operuar në spitalin “Sisistna Acibadem” në Shkup, për të hequr bajamen e tretë, për shkak të disa problemeve aspiratore. Mirëpo një pakujdesi e kirurgëve gjatë operimit, i kushtoi vogëlushes dhe familje Gashi, një aventurë tmerri.
Kirurgët në këtë spital, ia kishin harruar vajzës një fashë në hundë, e cila në vijimësi filloi ta shtjerrë vogëlushen. Madje nga mungesa e oreksit dhe dhimbjet e padurueshme vajza ka filluar ta humbas edhe frymëmarrjen dhe prindërit kanë menduar se gjithçka mori fund.
Duke e shtypur në gjoks, pothuajse në shpresat e fundit të jetës, vajza pas gati dy javësh, vjell diçka të pazakontë, që prindërve njëherë iu duket se është patate. Por kur e kontrollojnë del se është një fashë joabsorbuese kirurgjike, të cilën mjekët e kishin harruar në kokë.
“Prej ditës së nesërme kur ka ndodhur operacioni, filloi të keqësohet gjendja dhe vajza ka reaguar me mosngrënie ndërsa disponimi i saj ka filluar të bjerë i tëri. Gjatë gjithë kohës ajo ka dhënë shenjë për dhimbjet në fyt dhe përreth veshëve në momentin kur ne provonim ta ushqenim”, thotë për “Zërin” L. Gashi, nëna e pacientes.
Familja Gashit ka shkuar në Shkup për të kontaktuar menaxhmentin e spitalit, ndërsa ndihmësdrejtori Ljupco Stojkovski, e ka marrë fashën dhe e ka fotografuar, më pas ka dashur që ta asgjësojë për t’i zhdukur gjurmët.
E. Gashi, babai i vogëlushes thotë se këtë nuk e ka lejuar dhe ka dëshiruar që fashën ta mbajë si dëshmi. Madje familja thotë se po planifikon ta paditë këtë spital, për faktin se mjekët janë justifikuar se gjatë operacionit gjithçka ka qenë në rregull.
Aktualisht, vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka shtuar disa kilogramë e i është rregulluar edhe metabolizmi, derisa E. Gashi thotë se rastin me spitalin “Acibadem Sistina” dëshiron ta procedojë deri në fund.
“Për ne do të ishte shumë më e favorshme të merremi vesh me spitalin dhe ta mbyllim çështjen që as mos t’i dëmtojmë ata as veten dhe në një formë të ndahemi mirë. Ata duhet të na japin dëmshpërblim…kjo do të ishte thjesht mbështetje morale dhe asgjë më shumë”, tregon Gashi.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













