Bota
Ky vend ofron pasaportën e BE-së për 250 mijë euro
Atij që investon 250 mijë euro për një imobilie në Greqi i hapet porta për në Bashkimin Evropian. Biznesi me "Golden Visa Programm" po përjeton bum. Kërkesa vjen kryesisht nga Kina, Rusia dhe Turqia
“A ëndërroni edhe ju për një jetë në Greqi apo në BE?”, Kjo reklamë për qytetarët jashtë BE-së, është vendosur në mënyrë të spikatur direkt para parlamentit në Athinë.
Kësaj ftese i përgjigjen më kënaqësi shumë kinezë, rusë apo turq. Kush investon në Greqi 250 mijë euro në pasuri të paluajtshme, e ka në xhep pasaportën e BE-së. Më lirë se kaq pasaporta e BE-së nuk gjendet askund tjetër. Shefi i “Enterprise Greece”, i cili bën reklamë në mbarë botën me “Golden Visa Programm”, nuk e pranon që është kaq e lehtë. “Ka kontrolle të rrepta, që ndërmerren nga ambasadat dhe bankat për prejardhjen e parasë dhe kurikulumin e njerëzve. Mos harroni, se ka raste, në të cilat verifikimi zgjat dy vjet. Do të habitesha, nëse do të kishte edhe vetëm një rast të vetëm, në të cilin të jetë konstatuar kundërvajtje e megjithatë të jetë lëshuar viza e artë”, raporton “DW”.
Megjithatë biznesi me vizat e arta është në bum. Kërkesa rritet vazhdimisht. Nikos Sepentzis është sekser dhe vazhdimisht në lëvizje me partneren e tij kineze të biznesit. Sekserët presin shumë të interesuar në Athinë. Disa njerëz, që kanë shumë para, janë të interesuar për imobilie luksi, ndonëse ata duan vetëm të marrin vizën e artë, thotë bashkëpunëtorja e tij. Nikos Sepenzis shtone, se “Ata nuk interesohen vërtetë për shtëpinë, ata duan të investojnë 250 mijë euro, sepse kjo u mjafton për lirinë e lëvizjes në BE”, përcjell albinfo.ch.
Rrugë devijuese
Në fakt kinezët lejohen të nxjerrin vetëm 50 mijë euro për person nga vendi. Por sekserët e thonë hapur, se gjenden gjithmonë rrugë për t’u devijuar rregullave. Konsullata kineze dhe autoritetet për bizneset financiare, që hetojnë për pastrim paraje, refuzojnë të japin intervistë.
Gati dhjetë mijë pasaporta janë lëshuar vitin e kaluar, e kësisoj janë derdhur rreth një miliardë euro në arkën greke. Jens Bastian, konsulent ekonomik ve në dukje: “Po, Greqia sërish po merr investime p.sh. jo vetëm nga kinezët por edhe prej rusëve e turqve, që investojnë në programin e vizës së artë. Por origjina e këtyre parave dhe reputacioni i atyre, që i blejnë këtu imobiljet, p.sh. nga Kina – duhet të verifikohet. Në këtë drejtim shtrohen pak pyetje”.
Korrupsion, pastrim paraje, largim i kapitalit, evazion fiskal – këto janë akuzat në kontekstin e shitjes së pasaportave. Megjithatë ky lloj biznesi në shumë vende anëtare të BE-së është kthyer në një burim të suksesshëm të ardhurash. Giorgos Kyrtsos është deputet i partisë Nea Demokratia në parlamentin e BE-së. Partia e tij e ka iniciuar asokohe programin e vizës së artë. Sot ai kërkon nga Brukseli më shumë kontroll. “Gjendja është e përshtjelluar. Nga njëra anë disa blejnë qendrimin në BE dhe nga ana tjetër janë ata që janë në nevojë, të cilët shtypen ose politikisht ose ekonomikisht dhe duan të vijnë në BE, ku nuk janë të mirëseardhur”.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













